LajmeRajon

Krasniqi fton kryeministren Bërnabiq për të diskutuar për të drejtat e pakicave

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka dërguar një letër kryeministres serbe, Ana Bërnabiq përmes së cilës e fton për të diskutuar për modelin e garantimit të lirive dhe të drejtave të pakicave në Kosovë dhe siç është shprehur ministri, në veçanti për pakicën serbe.

Ftesa e Krasniqit vjen pas deklaratës së Bërnabiqit se Serbia është model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat.

“Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq. Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button