Më datë 17.02.2023 (e xhuma), Muftiu i Muftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, u prit në hapësirat e Komunës së Vrapçishtit nga kryetari i kësaj komune z. Isen Shabani.
Në takim, Muftiu i shoqëruar nga referentët e Muftinisë, nëpunësit fetarë dhe anëtarë tjerë të delegacionit, biseduan me kryetarin Shabani, rreth projekteve të shumta që Muftinia ka realizuar vitet e kaluara si dhe për projektet dhe planet e Muftinisë që pritet të vijnë në jetë vitet që presim.
Në ndërkohë, Kryetari Shabani, pasi shprehu kënaqësinë për takimin dhe uroi Muftiun për projektet e realizuara ofroi mbështetjen e tij për projektet e ardhshme të Muftinisë në të mirë të Vrapçishtit si komunë me gjithë shtrirjen e saj dhe komunitetit të tij musliman dhe qytetarëve në përgjithësi.
Muftiu, nga ana e tij, falënderoi Kryetarin për përkrahjen e deritanishme dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në detyrë.