GostivarLajmeSport

Gostivari e nis mbarë / Fitoi minimalisht ndaj Pehçevës

Stinorin pranveror, Gostivari e ka filluar me fitore. Bardhë e blutë në terren vendas kanë marrë fitore minimale ndaj skudrës së “Pehçevës”. Goli i vetëm i shënuar në këtë përballje erdhi në minutën e 17 nga Rinor Ajdini. Biroll Topçiu, shef i stafit teknik të K.F “Gostivari”, shprehet i kënaqur me rezultatin dhe cilësinë e lojës që kanë treguar futbollistët, pasi skuadra kishte pesë lojtarë më pak në dispozicion për shkak të disa lëndimeve dhe ndalesave.

Gostivari ishte me kërkues në fushë, dëshmoi edhe në këtë ndeshje se sivjet do mbetet lider në Ligën e Dytë dhe pretendenti kryesor për Ligën e Parë. Ndërkohë, për Gostivarin u dha edhe një karton i kuq, gjë e cila nuk i pëlqeu, gjegjësisht për këtë trajneri Oktay Derelioglu edhe njëherë ka drejtuar gishtin kah referët, duke kërkuar nga ata drejtësinë të mos e ndajnë në dy standarde. Megjithatë, Derelioglu shprehet i kënaqur nga të përzgjedhurit e tij në përballjen e sotme ndaj Pehçevës.

Ndryshe, futbollistët e Gostivarit zbritën në fushë me një banderolë ku shkruhej “Qoftë e kaluar Turqi dhe Siri”, duke u solidarizuar kështu me viktimat dhe të prekurit e tërmetit në këto dy shtete.

Show More

Related Articles

Back to top button