GostivarLajme

Qëndrueshmëria e ndërtesave ndaj tërmetit, Taravari: Lejet e ndërtimit në Gostivar në përputhshmëri me ligjin

Të gjitha ndërtesat e paligjshme, të legalizuara pas miratimit të ligjit në vitin 2011, janë në zonën gri të sigurisë thonë ekspertët. Sipas tyre, në rast të një tërmeti eventual, përveç këtyre objekteve, të ekspozuara ndaj rrezikut janë edhe ndërtimet shtesë dhe mbindërtimet. Në Komunën e Gostivarit pas miratimit të këtij ligji ka pasur rreth 15 mijë e 500 kërkesa për legalizim, por vetëm 6.300 kanë arritur të legalizohen. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari e pranon se ka shumë objekte ilegale që janë ndërtur nga e kaluara. Thotë se atje ku janë në dijeni se ka shkleje të ligji reagohet menjëherë. Sipas tij, disa objekte kanë mbetur pa legalizuar, pasi disa fshatra nuk kanë pasur plane detale urbanistike.

Ai tha se periudhën derisa ai është në krye të Komunës së Gostivari, dhënia e lejeve për ndërtim gjithmonë ka qenë në përputhshmëri të ligjit dhe me leje parprake nga enti për seizmiologji në Shkup.

Para dy vitesh kur u soll ligji i ri për legalizim, Komuna e Gostivarit kërkoi të ketë një “Google Map” për Gostivarin, përmes së cilës do të dihej çdo objekt në cilën periudhë është ndërtuar. Kjo formë, sipas kryetarit të Gostivarit, do të ndalohte keqpërdorimet që bëhen me objektet e ndërtuara pa leje ndër vite. Megjithatë, qeveria nuk e mori parasyshë këtë kërkesë të Taravarit. Ndryshe, debati për sigurinë e objekteve akualizohet pas tërmetit të madh në Turqi, ku si pasojë humbën jetën shumë njerëz, ndërsa pati edhe dëme të mëdha materiale.

Show More

Related Articles

Back to top button