Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për vendkalim kufitar “Bogorodicë” dje i privoi nga liria B.A. (35) dhe I.A. (63) të dy nga Tetova për shkak të kontrabandimit të emigrantëve.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit në veturën “BMV”, me targa të Gostivarit, të cilën e drejtonte B.A. ndërsa bashkudhëtar ishte I.A. janë gjetur 10 persona, emigrantë nga Siria.
Shtojnë se emigrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit-tranzit “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa personat janë dorëzuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.