LajmeMaqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit katastrofal që goditi këtë vend

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherë edhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit katastrofal që goditi këtë vend. Osmani ka njoftuar po vazhdojnë përpjekjet për të rritur ndihmat humanitare në Turqi.

“Populli turk ka nevojë për ndihmë të menjëhershme. Sot jemi në Turqi me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Hellga Shmid. Ministrit Çavushoglu do t’ia përcjellë mbështetjen dhe përpjekjet për rritjen e ndihmave humanitare nga vendet pjesëmarrëse dhe fondet e OSBE-së. Fjala është për njerëzit!”, ka shkruar Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button