LajmeMaqedoni

Vazhdon debati për rikonstruimin e qeverisë

Me debatin për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti , Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 104-të.

Debati për këtë pikë filloi të premten, pasi të enjten në mbrëmje përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e ministrit Sali duhet të caktohet në mënyrë shtesë.

Krahas shkarkimeve të Bekim Sali dhe Admirim Alitit, në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe shkarkimi i ministrit pa resor të obliguar për Diasporë, Xhemail Çupi si dhe të shkarkohen zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit .

Pas kësaj duhet ët votohet për emërimin e Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informatike, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë ,  Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor dhe të Zëvëndës ministrave  Tiron Jajaga në Ministrinë e  Mbrojtjes, Viktorija Avranmovska – Madiq në atë të Drejtësisë, Maja Manovleva – Shëndetësi, Vjollca Berisha – Bujqësi dhe Agim Nuhiu si zv ministër në Ministrinë e  Arsimit dhe Shkencës.

Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Show More

Related Articles

Back to top button