LajmeRajon

20 shkurt 1991, 32 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Momenti i rrezimit te bustit te Enver Hoxhes, ne Tirane – 20 shkurt 1991
Sot, bëhen 32 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt 1991 mijëra qytetarë shqiptarë të revoltuar përmbysën bustin e diktatorit Hoxha në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Rrëzimi i bustit të diktatorit u iniciua nga greva e urisë e ndërmarrë nga qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Ajo lëvizje shënoi edhe rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Shqipëria u shkëput nga e shkuara dhe nisi një “epoke” të re, ajo e demokracisë.

Pamjet e mijëra qytetarëve të cilët me brohoritma hodhën në tokë bustin e diktatorit Hoxha bën xhiron në mediat e huaja, duke sjellë në fokus zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri.

20 shkurti është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist.

Show More

Related Articles

Back to top button