Në orët e para të mëngjesit të sotëm (01:30), ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.
Një veturë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një xhamie.
Policia ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.