GostivarLajme

Lëshohen në përdorim hapësirat ndihmëse të Xhamisë Turi Sina

Në Xhaminë TURI SINA të lagjes Mllaki në Gostivar, u lëshuan në përdorim dy hapësira ndihmëse të kësaj Xhamie. Në prezencë të Muftiut të Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Reisul Ulema paraprak H. Hfz. Arif ef. Emini, imamit Nurkan ef. Aruç, hoxhallarëve të rrethit të Gostivarit, Këshillit të Xhamisë, shumë mysafirë e të ftuar, u lëshuan në përdorim, Mektebi i Xhamisë në kuadër të brendisë së objektit fetar dhe gusul hanes.

U theksua edhe vlera që e ka mektebi, në përgatitjen edukativo-arsimore të nxënësve dhe përgatitja e kufomave në gusulhane. Me këtë rast, u përmend nga të pranishmit se kjo xhami veç më është shndërruar në kompleks të vërtetë me të gjitha kushtet që i nevojiten për një fuksionalitet normal.

Në këtë solemnitet, u ndanë edhe mirënjohje për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që dhanë nga ajo që u ka dhënë i Madhi Zot, e ata e sakrifikuan në bëmirësi.

Show More

Related Articles

Back to top button