Shumëllojshmëri, kreativitet, shoqërim dhe argëtim. Kështu dukej organizimi i edicionit të njëmbëdhjetë të manifestimit “Gruaja e aftë” në Gostivar. Garueset prezantohen me tavolina origjinale me parahaje, pjatë kryesore dhe ëmbëlsira të dekoruara në një mënyrë unike. Ilirida Abazi, njëra nga garueset theksoi se ky event shërben edhe për të kontribuar në ngritjen e vetëdijes te gratë se ato janë të afta dhe nuk duhet të lejojnë të zotërohen nga dikush tjetër.
“Si garuese, ne sot kemi përgatitur tavolinat tona me çka duam t’i tregojmë popullatës se gratë janë të afta dhe ata janë të afta jo vetëm me punën e tyre të shtëpisë por edhe me gatimet e tyre. Ata punojnë, por prap nuk ju dihet se punojnë pasi janë punë të padukshme. Sot me këtë organizim jemi munduar të tregojmë se grate janë të afta dhe punët e tyre janë të dukshme. Si garuese dëshirojë që sadopak me kontributin tim të ngris vetëdijen te gratë se ato janë të afta dhe nuk duhet të lejojnë të zotërohen nga dikush dhe se ato mund të arrijnë gjithmonë gjithçka vetë”, deklaroi Ilirida Abazi, garuese.
Në garë morën pjesë pesë pjesëmarrës nga Gostivari, të cilët garuan në dy kategori. Mira Srbinoska, organizatore e evenimentit “Gruaja e aftë” në Gostivar, shprehu kënaqësinë e saj me interesimin për të marrë pjesë dhe për të treguar gratë aftësitë e tyre në përgatitjen e specialiteteve dhe dekorimeve.
“Këtë vit kemi pesë konkurruese, katër janë në diciplinën garë komunale dhe një në diciplinën grand pri. Grand pri është një diciplinë më e lartë nga ajo lokale, kështu që ata do të garojnë për medaljen e arit, argjendit dhe bronzës. Ajo që do zgjidhet si fituese e qytetit të Gostivarit, do të garojë në garat republikane të ‘Gruaja e aftë’ që do të mbahet në Tetovë në muajin maj”, tha Mira Srbinoska, organizatore e “Gruaja e aftë” në Gostivar.
Snezhana Stojanovska, kryetare e shoqatës “Gruaja e aftë” tha se theksi këtë vit është në rëndësinë e dashurisë, ndërsa pjesëmarrëset garojnë në shtatë diciplina të ndryshme.
“Fillojmë me qytetin e Gostivarit dhe prej këtu fillon përzgjedhja e gruas së aftë si garë komunale derisa t’i kalojmë të gjithë 20 qytete e paraqitura për pjesëmarrje në ‘Gruaja e aftë’. Pasuria është te njerëzit dhe dashuria e dhuruar mesin e të gjitha dallimeve dhe ne si shoqatë multietnike dhe multikulturore, të gjitha dallimet tona si në besimin fetar, politikë si dhe të moshës kemi moton e përgjithshme ‘Të gjitha jemi të barabarta, pa dallime dhe steriotipe’’. Në këto tavolina garuese ka shtatë diciplina dhe besojë se juria do të votojë duke marrë parasysh gjithçka në këtë garë”, tha Snezhana Stojanovska, kryetare e shoqatës “Gruaja e aftë”.
Ndryshe, me 12 dhe 13 maj të këtij viti mbahet “Gruaja e aftë” në nivel republikan. Manifestimi sikurse 30 vitete e kaluara, edhe sivjet do të mbahet në Tetovë.