Sofje, 13 qershor – Edhe dy ministra të tjerë në Qeverinë bullgare sot do të japin dorëheqje.
Shefja e diplomacisë bullgare Teodora Gençovska dhe ministri për Energjetikë Aleksandar Nikollov paraqitën kërkesa për të braktisur kabinetin. Kjo është rezultat i vendimit të partisë bullgare “Ka popull të tillë” për t’i dhënë fund koalicionit qeverisës dhe për t’u larguar nga kabineti.
Sipas kryetarit të kësaj partie, për këtë ka dy arsye – politika e dyfishtë e kryeministrit Kirill Petkov ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mungesa e parave në vend.
Pas largimit të partisë nga pushteti, ministri i Sportit Radostin Vasilev dhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karaxhov tashmë kanë dhënë dorëheqje.