Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “Hristijan Mickoski ka gabuar në gjithçka që ka parashikuar në fushën e energjetikës”. Nga LSDM thonë se asnjë nga skenarët e tij nuk u realizua.
“Mickoski e frikësoi opinionin se sistemi energjetik do të shembet, se do të ketë kufizime për energjinë elektrike. Mickoski ka gënjyer se rryma do të rritet për mbi 50 për qind, se në vend nuk ka gaz dhe energji të mjaftueshme. Të gjitha këto gënjeshtra të Mickoskit ranë në shesh”.
“Me masat dhe politikat e përgjegjshme të LSDM-së, sot sistemi energjetik funksionon pa të meta. Janë në funksion të gjitha objektet vendore të prodhimit të energjisë elektrike, gjë që rezultoi me rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 40 për qind vetëm në fillim të këtij viti”, thonë nga LSDM./Telegrafi/