Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në QTQ, East Gate Mall, Hotel Marriott, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës, Qendra e Transportit, Q.T. Biser dhe Xhevahir Holding, në lidhje me raportimet e sotme se janë marrë mesazhe në emaili me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto ishin raportime të rreme.
“Menjëherë pas marrjes së raportimeve janë marrë masat dhe veprimet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet në objektet e tjera për të cilat është marrë raport dhe pas përfundimit të kontrolleve do të informojmë opinionin”, thonë nga MPB.
Sot është kërcënuar edhe vila e presidentit që ndodhet në Vodno të Shkupit./Telegrafi/