LajmeMaqedoni

BFI e Maqedonisë së Veriut do të dhurojë mbi 500 mijë euro për Turqinë dhe Sirinë

Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu ka njoftuar se ky institucion fetar ka siguruar 512.123 euro, mjete të cilat do t’i dhurohen Turqisë dhe Sirisë për të sanuar dëmet nga tërmetet shkatërruese.

“Ju jemi mirënjohës të gjitha muftinive të BFI, muftinjëve, drejtorëve të sektorëve, mutevelive, imamēve dhe të gjithē besimtarëve. Mjetet materiale dorëzohen në llogarinë bankare të Dijanetit të Republikës së Turkiyes”.

“Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me një delegacion në emër të BFI dhe besimtarëve së shpejti do të vizitojë Kryetarin e Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash për të ndarë dhimbjen së bashku. Zoti ju bekoftë”, njoftoi Fetahu në profilin e tij në Facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button