Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë sipas shkallës lokale Rihter është ndjerë në Maqedoni, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup. Tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 01:27, transmeton Portalb.mk.
Epiqendra e tërmetit ishte në Kërçovë, 64 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti është ndjerë në Kërçovë dhe rrethinë dhe ka qenë me intensitet të shkallës III-IV sipas shkallës makrosizmike evropiane.