Autoritetet e aviacionit civil të Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi sot në Ohër do të nënshkruajnë marrëveshje për kërkim dhe shpëtim në fushën e aviacionit.
Në këtë ngjarje do të mbajnë fjalime ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Tomisllav Tuntev.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, krijohet një kornizë për bashkëpunimin e anëtarëve të Komitetit rajonal këshillimor për kërkim dhe shpëtim në Aviacionin Civil (RASARAC), i cili këtë vit kryesohet nga AAC.
Me marrëveshjen do të forcohet bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë e vendeve-anëtare në ndërtimin, zhvillimin e kapaciteteve, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e kërkim-shpëtimit të aeroplanëve, përmirësimin e bashkëpunimit operacional ndërkufitar, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në zbatimin e standardeve të ICAO, rregulloret dhe procedurat në zonë.
Në Komitetin këshillimor rajonal për kërkim dhe shpëtim në Aviacionin civil, bëjnë pjesë përfaqësues të vendeve-anëtare: Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe vendet vëzhguese dhe pjesëmarrëse Republika Çeke dhe Hungaria. \Shenja\