LajmeMaqedoni

Osmani do t’i drejtohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg

Kryesuesi i OSBE-së, ministri Bujar Osmani, do të udhëtojë sot për në Strasburg për të prezantuar programin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Njëherazi, kryesuesi Osmani do të ketë takim edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, me të cilën do të diskutojë për punën e përbashkët të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, në drejtim të vendosjes së stabilitetit dhe sigurisë bazuar në demokraci, sundimin e të drejtës dhe respektin për të drejtat e njeriut në Evropë.

Show More

Related Articles

Back to top button