“Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë siguri dhe mos hapni emaile të dyshimta”! Rekomandime të tilla për nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Gostivar janë dhënë nga ekspertë të fushës, me qëllim të, siç u nënvizua, mbrojtjes nga dhuna dhe sulmet kibernetike. Kryetari dhe themeluesi i sigurisë kibernetike pranë UEJL-së, Valon Dauti, deklaron se pothuajse në çdo rast, qëllimi final i një sulmi kibernetik te të miturit është vjedhja dhe ekspozimi i të dhënave senzitive, të cilat pastaj përdoren për të manipuluar identitetin personal online të tyre. Ai para nxënësve prezentoi dhjetë sulmet më të shpeshta kibernetike dhe si të mbrohen, duke filluar nga thyerja e fjalëkalimit e deri te dhuna kibernetike mbi bullizmin.
“I njoftojmë me tipet e ‘malluerave’, që janë suftuer malicioz, si shpërndahen ato që mos bien viktimë që ta instalojnë ndonjërin prej tyre. Për sulmet sociale inxhinjerike ku ata bëjnë manipulimin e njerëzve, si ti detektojnë ato sulme dhe bullizmi kibernetik është një prej temave kyçe viteve të fundit. Poashtu këtu bënë pjesë edhe sulmi prej inetelegjencave të hapura që mblidhen nga rrjetet sociale ku ne pa vetëdije postojmë ndonjë informacion senstitiv për ne në rrjetet sociale që bie në kategorinë e sulmeve të burimeve të hapura”, deklaron kryetari dhe themeluesi i sigurisë kibernetike pranë UEJL-së, Valon Dauti.
Trendi i sulmeve kibernetike është në rritje, sidomos te grup-moshat e reja, tha drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali”, Shpresa Useini, për çka vlerëson ajo këto ligjerata ndërgjësuese janë më se të nevojshme.
“Është kënaqësi që ‘Ismail Qemali’ përzgjidhet si shkollë për shkak të numrit të madh të fëmijëve që kemi dhe të mbahet një ligjeratë si kjo e cila është shumë domethënëse për grup-moshën e fëmijëve pasi ata më tepër mund të manipulohen duke mos i ditur të gjitha pasojat e mëtutjeshme. Kohëve të fundit me sulmet kibernetike që bëhen nëpër shkolla janë mjaftë të rrezikshme si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit pasi ato që vuajnë në fund janë institucionet shkollore me humbjen e orëve mzësimore dhe mos realizimin e plan-programit”, deklaron Shpresa Useini, drejtoreshë e shkollës fillore “Ismail Qemali”.
Drejtoresha Useini bëri të ditur se deri më tani nuk kanë pasure raste kur nxënësit e shkollës që ajo drejton të jenë ankuar për ndonjë sulm apo dhunë kibernetike, por nuk e anashkalon mundësinë gjëra të tilla të ndodhin në të ardhmen, prandaj shton ajo, duhet të merren masa në kohë.
Ndryshe, që nga viti i kaluar shumë shkolla të vendit tonë, sidomos në Shkup, janë cak i alarmeve të rrejshme për bomba e që vazhdimisht këto shqetësime shkollave u dërgohen në formë online përmes adresave të tyre elektronike. Edhe institucionet e vendit tonë kanë qenë po ashtu cak i sulmeve kibernetike. Sulmi i fundit ka ndodhur në ueb faqen e Fondit për Sigurim Shëndetësor, me çka ky institucion akoma nuk funksionon me kapacite të plotë, ndërsa kjo dukuri solli edhe vonesën e pagave të janarit të punonjësve shëndetësor në vendin tonë.