LajmeSport

Messi refuzon rinovimin me PSG-në

Babai i argjentinasit takon Laporta, lojtarët gati të sakrifikojnë pagat

E ardhmja e Lionel Messit mbetet ende një mister. Sulmuesi argjentinas po kalon ndoshta ditët e fundit te PSG-ja, me kontratën e kampionatit të Botës që skadon në fundin e sezonit. Barcelona duket edhe skuadra më e interesuar për shërbimet e 35-vjeçarit, madje mediat spanjolle raportojnë për një takim mes presidentit të klubit, Joan Laporta dhe agjentit të lojtarit, babait të tij, Jorge.

Messi nuk dëshiron që të zgjasë marrëveshjen me kampionët e Francës dhe një rikthim në Barcelonë shihet si mëse i mundshëm. Mbërritja e ish-numrit 10 në “Spotify Camp Nou” do sillte bonus të madh te katalanasit. Përveç cilësisë në fushën e lojës, me Messin në skuadër do bindeshin për të qëndruar edhe dy lojtarë kyç në skuadrën e Xavi-t, Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Për më tepër, dyshja kanë pranuar se janë të gatshmë për të ulur pagën në mënyrë drastike për të sponsorizuar deri diku rikthimin e argjentinasit në skuadër.

Taksat janë një tjetër çështje e rëndësishme në lidhje me kthimin e Messit dhe Barcelona pritet t’i japë një zgjidhje të shpejtë. Rikthimi me fanellën e skuadrës ku u rrit nuk është i vetmi opsion aktual për Messin. ‘Pleshti’ ka interes edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku e kërkon Inter Miami, si dhe Arabia Saudite, me Al Hilal që i ka propozuar kontratë për ta bërë lojtarin më të paguar në botë.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button