LajmeMaqedoni

Qytetarët e Maqedonisë mbi mesataren evropiane, 68% e tyre dinë të paktën një gjuhë të huaj

Maqedonia e Veriut është mbi mesataren evropiane sipas njohurive të gjuhëve të huaja. Në RMV, 68.3 përqind e qytetarëve flasin një gjuhë tjetër nga ajo amtare.

Sipas të dhënave të Eurostat të publikuara nga Euronews me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, në Evropë, rreth 65 përqind e popullsisë di të paktën një gjuhë të huaj. Për krahasim, vetëm rreth 20 përqind e popullsisë së rritur në SHBA flet një gjuhë tjetër nga ajo amtare.

Ekzistojnë ndryshime të konsiderueshme midis rajoneve të kontinentit të vjetër. Në vendet Nordike, një përqindje e madhe e njerëzve dinë të paktën dy gjuhë, ndërsa në Evropën Jugore nuk është kështu.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani, Shqipëri, Hungari dhe Bullgari, më pak se 50 % e njerëzve janë shumëgjuhësh.

Njerëzit në vendet ku anglishtja është gjuhë amtare nuk duken të interesuar të mësojnë një gjuhë tjetër, kështu që vetëm gjysma e irlandezëve flasin dhe kuptojnë të paktën një gjuhë të huaj, dhe më e keqja në Evropë është Mbretëria e Bashkuar, ku gjuhë ndryshe nga ajo amtare flasin 34 përqind e popullsisë.

Nga vendet rajonit, Serbia pozicionohet më së miri, ku 79.3 përqind e dinë një gjuhë tjetër, e ndjekur nga Kroacia me 73.2 përqind, Greqia 66.5, dhe Bullgaria me 49.5, Shqipëri me 40 përqind dhe Bosnjë e Hercegovinë me 39 përqind./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button