Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë të enjten me fuqinë më të madhe përpara parlamentit, aty ku 23 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seancat me urdhër të Edi Ramës që kërkon të pengojë me çdo kusht mocionin me debat dhe ngritjen e komisionit hetimor për aferën me McGonigal.
“Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve të që protestojmë me fuqinë më të madhe përpara parlamentit. Ky është parlament i krimit, tha Berisha dje, – sikundër deputetët tanë do të bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre.
Para botës ka një parlament të vetëm që ka përjashtuar 23 deputetë vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer, për korruptimin e zbuluesit kryesor të vendit partner dhe mik të Shqipërisë.
Dorian Duçka është i implikuar në afera të spektrit më të gjerë. Ka SPAK, ka drejtësi këtu, ka hetim? Nuk ekzistojnë. Kur deklarova në fillim që McGonigal ka takuar dhe ka drekuar me eksponentë të SPAK, bënë një seri deklaratash që nuk është e vërtetë. Çfarë është e vërtetë? Që Duçka, McGonigal dhe Neza kanë vendosur gjoba milionëshe? Nuk është e vërtetë që ka ndërhyrë në veting?” nënvizoi kreu demokrat në fjalën e tij.
© SYRI.net