LajmeMaqedoni

“Antikorrupsioni 2030: Sfidat aktuale dhe të ardhme kundër korrupsionit”

Instituti për Demokraci (ID) do të mbajë tryezën e rrumbullakët me titull “Antikorrupsioni 2030: Sfidat aktuale dhe të ardhme kundër korrupsionit”.

“Qëllimi i konferencës është prezantimi dhe diskutimi i një analize parashikuese të skenarëve të mundshëm në të cilët do të zhvillohet korrupsioni dhe lufta kundër korrupsionit deri në vitin 2030 dhe si do të përballen institucionet me sfidat e ardhshme. Analiza është përgatitur në bashkëpunim me institucionet kryesore kundër korrupsionit në vend dhe përfaqësues të shoqërisë civile, si pjesë e procesit të planifikimit strategjik për përballimin e sfidave që sjell lufta kundër korrupsionit”, theksojnë nga Instituti për Demokraci.

Në ngjarjen janë ftuar përfaqësues nga Qeveria, Kuvendi, Këshilli inspektues, Enti Shtetëror i Auditimit, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Komisioni rregullator për energjetikë, Drejtoria doganore, Drejtoria për polici financiare dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, dhe përfaqësues të Platformës së Organizatave Civile për luftën kundër korrupsionit.

Konferenca organizohet si pjesë e projektit “Inkurajimi i debatit publik për anti-korrupsion” qëllimi i të cilit është të mbështesë procesin e reformave në Maqedoninë e Veriut duke fuqizuar agjendën e reformave në fushën e sundimit të ligjit. Për të arritur këtë qëllim, projekti parasheh bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë aktorët përkatës. Projekti mbështetet nga Fondi Kombëtar për Demokraci.\Almakos\

Show More

Related Articles

Back to top button