LajmeRajon

Deputetët e PD mbeten të përjashtuar, Byroja e Kuvendit nuk ndryshon vendimin

Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimin e 6 deputetëve të PD, dhe ka lënë në fuqi përjashtimet.

Deputetet e opozites qe u perjashtuan per disa dite nga seancat parlamentare, tentuan paraditen e kesaj te enjte te futen brenda ambjenteve te Kuvendit.

Mirepo tentativa e 6 deputeteve demokrate per tu futur brenda ka deshtuar pasi ata jane ndalur nga efektivet e Gardes se Republikes.

Oerd Blykbashi, njeri prej deputeteve te perjashtuar e konsideroi fashist parlamentin nisur nga masat e fundit qe ka marre ndaj tyre.

Ai shtoi se Garda nuk ka shanse te preke me dore te zgjedhurit e popullit.

Mbeshtetesit e opozites nderkohe jane mbledhur perpara parlamentit per te protestuar serish kunder mazhorances.

Opozita kerkon mocion me debat per ceshtjen McGonigal dhe me pas edhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per te hetuar lidhjet e kryeministrit Rama me ish-drejtuesin e FBI.

Show More

Related Articles

Back to top button