Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri marrëveshje ndërkombëtare të cilat ishin nënshkruar në Procesin e Berlinit.
Me 83 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, konkretisht me Bosnjën dhe Hercegovinën.
Gjithashtu, Kuvendi ka ratifikuar edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa më 84 vota për , Kuvendi ka ratifikuar edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.
Vitin e kaluar në Procesin e Berlinit gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur këto marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.