Deputeti i pavarur Skender Rexhepi vlerëson se për momentin nuk ka gjasa teorike dhe praktike që të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Në emisionin “Rruga drejt” që transmetohet sonte në Alsat në orën 22:20, Rexhepi tha se deri tek numri i nevojshëm për hapjen e kushtetutës do të arrihet vetëm me rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj opozitës maqedonase dhe me një marrëveshje që pas ndryshimeve të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
” Këto ndryshime do të vijnë vetëm me një presion më të madh ndërkombëtar, posaçërisht SHBA-ve dhe BE-së ndaj opozitës maqedonase për të treguar se interesi i shtetit për të qenë pjesë e BE-së është më i madh se interesi personal ose partiak. Besoj se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri tek ndryshimet kushtetuese. Partitë politike shqiptare nuk mund ta bindin VMRO-në t’i voton ndryshimet”, deklaroi Skender Rexhepi, Deputet i pavarur. /Alsat.mk