GostivarLajme

DREJTORI I SPITALIT TË PËRGJITHSHËM DR. FERID MURAD, VIZITON MUFTININË E BFI – GOSTIVAR

Sot (e enjte – 23.02.2023), në selinë e Muftinisë së BFI – Gostivar, qëndroi për vizitë Dr. Ylber Ademi – Drejtor i Spitalit të Përgjithëm “Dr. Ferid Murad”. Ai u mirëprit nga nikoqiri, Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, me stafin e tij. Drejtorin e shoqëronin stafi administrativ i spitalit. Në bisedë e sipër, Muftiu drejtorin e informoi mbi organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare, kuadrot e Muftinisë dhe organizimin në terren si dhe u falënderua për bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy institucioneve. Nga ana tjetër, drejtori e informoi Muftiun për shumë çështje rreth Spitalit, në rend të parë mbi shëndetin publik dhe organizimin e brendshëm, reformat e bëra në infrastrukturën e Spitalit, etj. Në shenjë mirënjohjeje, Muftiu dhe Drejtori i Spitalit shkëmbyen dhurata mes veti.

Show More

Related Articles

Back to top button