LajmeRajon

Propozimi Evropian, të hënën në tavolinë, ndërkombëtarët shpresojnë në marrëveshje

Më datën 27 shkurt është caktuar takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku për herë të parë do t’i kushtohet propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve.

E pak ditë para këtij takimi, përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë dërguar mesazhe për të dyja palët dialoguese që të arrihet marrëveshje.

Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është në një moment vendimtar.

“Unë do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”, ka thënë Borrell në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendos procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse”, ka deklaruar Borrell.

Sa i përket këtij propozimi, emisari emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, ka thënë se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata.

Sipas Lajçakut, plani në vete është lëre ose merre!

Ndërsa, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja pret që të dy palët ta çojnë përpara propozimin e BE-së. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut.

“Ne mbështesim fuqimisht propozimin e BE-së që është në tryezë. Pritshmëria jonë është që të dy liderët ta çojnë përpara këtë propozim në takimin e tyre të ardhshëm. Nëpërmjet dialogut, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e Integrimit Evropian dhe është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Hovenier.\ SYRI.net\

Show More

Related Articles

Back to top button