LajmeSport

Çavi: Tani duhet të fokusohemi tek kampionati dhe kupa

Barcelona u mposht me rezultatin 2-1 në “Old Trafford” përballë Man. Junajtedit duke mbyllur shumë shpejt rrugëtimin në Ligwn Europa. Katalanasit edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Robert Levandovskit, nuk mundën ta menaxhonin atë dhe pas sfidës duket se edhe trajnerit Çavi Hernandez i kishte mbetur peng kjo pjesë. Çavi u shpreh se skuadra e tij duhej ta kishte mbyllur në avantazh pjesën e parë ndërsa shtoi se eliminimi është një zhgënjim i madh për spanjollit.

“Ai goli i barazimit na bëri shumë dëm, erdhi nga një top që humbëm. Dhe kur humbet të tilla duele atëherë e pëson, Junajtedi luajti me shumë intensitet. Më vjen keq sepse ishim në kontroll dhe kaluam të parët në avantazh, mendoj se ishin dy ndeshje të balancuara por detajet e vogla vendosën në favor të Junajtedit.

Është një zhgënjim i madh sepse kishim shumë iluzione për këtë kompeticion, por ishte një rival i fortë përballë. Ishin shumë mirë fizikisht. Nëse do të kisha Pedrin apo Gavin të paktën për pjesën e dytë, mund të kishte një tjetër skenar, këtë nuk e them për t’u justifikuar, e kam për mënyrën si ata lëvizin në gjysmëfushën kundërshtare. Serhio Roberto luajti mirë, po ashtu edhe Kesie me De Jong, por Gavi dhe Pedri më lejojnë të bëj lojën që unë dua.

Por, kështu ndodh në kompeticionet europiane dhe detajet vendosin, edhe pse duhet të them se meritonim më shumë. Duhet të bëjmë autokritikë dhe në vitin e ardhshëm të rikthehemi më të përgatitur, tani duhet të fokusohemi tek kampionati dhe kupa. Të vazhdojmë përpara sepse jeta ecën”, u shpreh Çavi.

Show More

Related Articles

Back to top button