Asociacioni do të jetë në tryezën e bisedimeve të hënën në Bruksel, beson Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.
Për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Simiq shprehet i bindur se ai nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Serbët e Kosovës kanë pritshmëritë e tyre për marrëveshjen e nënshkruar para 10 viteve, që është formimi i Asociacionit, siç është dakordësuar, që të jetë një institucion ombrellë që do të ruajë të drejtat kolektive dhe individuale të serbëve”, ka thënë Simiq në RTS.
Simiq mes tjerash ka akuzuar qeverinë kosovare në lidhje me disa shpronësime në veri, të cilat i quajti “vjedhje klasike sikur të ishte Perëndimi i Egër”.