BotaLajmeMaqedoni

Holanda ndërron mendje, është për aderimin e Shkupit dhe Tiranës në BE

Qeveria holandeze tashmë mbështet kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, megjithëse në vitin 2019 bllokoi fillimin e negociatave së bashku me Francën dhe Danimarkën me dy vendet ballkanike. Qeveria dhe partitë e koalicionit në Dhomën e Përfaqësuesve tani po bëjnë presion që dy vendet, të cilat shpresojnë për fillimin e negociatave për anëtarësim, t’i bashkohen BE-së, shkruan holandeze “NL Times”. Fillimi i negociatave me Shkupin e bllokon vetoja e Bullgarisë për kontestin e gjuhës dhe historisë, ndërsa përparimi i Tiranës në rrugën drejt BE-së është i lidhur me përparimin e Maqedonisë së Veriut.
Në maj, Parlamenti Evropian i kërkoi Këshillit Evropian të nisë procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar “kontekstin gjeostrategjik të marrëdhënieve me Rusinë dhe agresionin rus kundër Ukrainës”. Kryeministri holandez Mark Rute tani po bën presion që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë procesin e negociatave, lajmëroi televizioni holandez “Telegraf” ( De Telegraph).
Në vitin 2018, Rute deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të “dobësonin të gjithë Bashkimin Evropian”, duke treguar për korrupsionin dhe mungesën e lirisë së mediave. Një vit më vonë, Holanda, së bashku me Francën dhe Danimarkën, bllokuan fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për të dy vendet. Haga ka ndryshuar qëndrim pavarësisht rënies së ndjeshme të lirisë së mediave në Shqipëri dhe faktit që korrupsioni, veçanërisht në nivel të lartë, mbetet çështje e rëndësishme, shkruan “EURACTIV”. Rute tani po kërkon mbështetje nga e gjithë BE-ja. Ai tha në konferencë shtypi me kancelarin gjerman Olaf Sholc në maj se deklaroi se të gjithë në BE po përpiqeshin të bënin gjithçka të mundshme për të mbajtur Ballkanin Perëndimor të qëndrueshëm dhe për të gjetur zgjidhje për problemet e rajonit, veçanërisht në Maqedoni të Veriut dhe Bullgari.

Show More

Related Articles

Back to top button