LajmeMaqedoni

VMRO refuzon të shkojë në zgjedhje të parakohshme?!

Qeveria ia hedh dorezën opozitës. Oferta është që në seancë të njëjtë parlamentare të votohen ndryshimet kushtetuese dhe menjëherë të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë për Kanal 5 e ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

“Ja një ofertë… E di se me këtë do të pajtohen edhe Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti nga BDI. Shkojmë në seancë parlamentare me dy pika të rendeit të ditës. Pika e parë – ndryshimet kushtetuese dhe pika e dytë – shpërbërja e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Urdhëroni, le të hyjnë, le të votojnë – shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Grubi.

Në anën tjetër bfa VMRO-DPMNE kanë deklaruar se Artan Grubi nuk ka mandat për ndryshimet kushtetuese pa u pyetur populli në zgjedhje.

“Pozicioni i tyre së pari ndryshime kushtetuese e më pas zgjedhje do të thotë bien poshtë gënjeshtrat e tyre se kanë shumicë për ndryshimet kushtetuese. Për rrëfimet e Grubit, se tjetër flitet në opinion kurse tjetër gjë para ambasadorëve është mirë që Grubi të tregojë se kush janë ata ambasadorë dhe ata të japin mendimin e tyre për këto qëndrime të rreme të Grubit” – deklaroi Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Rregulli fituesi me fituesin, shtoi ajo, përfundoi në atë moment kur Ali Ahmeti vendosi ta bëjë qeverinë me Zoran Zaevin.

“Ky rregull këtu ka përfunduar dhe është kategori që I takon historisë. Askush s`ka të drejtë morale ta shtrojë këtë kërkesë. Nëse këtu e sheh BDI-ja shpëtimin, themi qartë se amnisti për krime nuk do të ketë”, thotë Marija Miteva zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button