LajmeRajon

Gjykata e Elbasanit lë në paraburgim “spiunen” ruse, avokati: Po shkelet ligji

Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva është paraqitur sërish para gjykatës, këtë herë me kërkesë të prokurorisë, e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Por mbrojtja kundërshton, pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.

Gjykata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesen e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë, raporton A2 CNN.

Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkoje përjashtimin e gjyqtarit. Nisur nga fakti që gjyqtare e çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë Gjykata e Apelit në Tiranë.

Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan neë datë 20 gusht 2022 kur ndodhi një  incidenti në uzinën e Gramshit.

Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.

Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuna dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Show More

Related Articles

Back to top button