LajmeMaqedoni

Vonojnë pagesat e pushimeve mjekësore, nga Fondi Shëndetësor nuk japin sqarime

Në llogaritë bankare të shumë qytetarëve ende nuk kanë arritur pagesat për pushimet mjekësore dhe të pushimit të lindjes, edhe pse Fondi Shëndetësor të hënën tha se procedura e pagesës pritet të përfundojë së shpejti. Nga Fondi Shëndetësor nuk japin sqarime se sa qytetarë kanë mbetur pa paratë që iu takojnë dhe kur pritet të përfundojnë të gjitha pagesat.

“ Për pushimet e të gjitha kategorive, përfshirë këtu dhe pushimet e lindjeve, gjatë ditëve të kaluara, gjegjësisht nga data 20.02.2023 deri më sot janë paguar 270 milion denarë dhe 3,2 milion denarë për refundime. Të gjithë pagesat e mbetur siç njoftuam të hënën, po punohen në mënyrë intensive, siç procesohen ashtu dhe paguhen në vazhdimësi”, njoftojnë nga Fondi Shëndetësor.

Pas zhbllokimit të sistemit të Fondit, kryeministri Kovaçevski propozoi shpërblim për njërin nga inxhinierët, i cili ka dhënë kontribut më të madh në zgjidhjen e problemit me sulmin e hakerëve.

“Dua të falënderoj inxhinierët. Inxhinierin kryesor tani e kemi në pushim mjekësor si pasojë e stërngarkesës sepse punoi 24 orë dy javë resht. Do të propozoj që të shpërblehet me shpërblimin shtetëror në emër të të gjithë inxhinierëve kompjuterin të cilët për momentin punojnë në pengimin e sulmeve kibernetike”, tha Dimitar Kovacevski, Kryeministër.

Sulmi kibernetik ndaj Fondit Shëndetësor i cili paralizoi thuajse tërësisht funksionimin e këtij institucioni, ndodhi më 7 shkurt, pak kohë përpara se të vendosej në funksion mbrojtja e re nga sulmet e hakerëve. Autoritetet paralajmëruan se po ndërmarrin hapa shtesë për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve. Kryeministri Kovacevski njoftoi se në Maqedoni do të vijnë përfaqësues të NATO-s për të ndihmuar për përballje me sulmet kibernetike. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button