LajmeRajon

Berisha: Pas 32 vitesh, ne jemi në një monizëm të plotë që  bazohet te krimi dhe droga

Pas takimit me strukturat e PD-së, në Tepelenë, kryedemokrati, Sali Berisha ka marrë pjesë në 32 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij Berisha është shprehur se revolucioni i vitit 1990 solli në skenë forcën politike që do të mbronte interesin kombëtar.

Berisha thotë se Shqipëria është ende në monizem pas 32 vitesh që bazohet në krim dhe drogë.

Kryedemokrati nuk i ka kursyer akuzat për qeverisjen Rama, duke thënë se është e bazuar në krim, drogë por ky lloj përfitimi është toksik.

“Revolucioni i vitit 1990 solli në arenë, në skenë forcën politike që do mbronte interesin kombëtar, që do i dilte zot çështjes shqiptare.

Sot, pas 32 vitesh, Shqipëria është vite drite larg nga ajo periudhë në shumë aspekte.

Sot Shqipëria, falë atij revolucioni është anëtare e NATO-s, tani ka hapur negociatat, shqiptarët lëvizin lirshëm në hapësirën e Shengenit.

Por prapë sot, pas 32 vitesh, ne jemi në një monizëm të plotë njëlloj si 32 vite më parë.

Nëse monizmi i 32 viteve më parë bazohej në një doktrinë çnjerëzore të marksizëm-leninizmit, sot ky monizëm nuk është i bazuar më këtë doktrinë.

Ky monizëm është i bazuar në krimin, i cili në disa aspekte tejkalon çdo lloj standardi, është i bazuar në drogën, që në pamje të parë duket sikur sjell dobira, por paraja e drogës është toksike. Asnjë vend nuk është zhvilluar nga krimi dhe droga.

Le të marrim Tiranën sot. Tirana është vendi me treguesin më të lartë të ndërtimeve në Europë. Normalisht, sipas të gjitha ligjeve të tregut, Tirana duhet të kishte çmimet më të arsyeshme të apartamenteve, por ajo i ka të tretat më të shtrenjtat në Europë. Sepse zoti i tregut nuk është ekonomia që krijuan qytetarët, por narko-eurot.

Ky monizëm i dytë ka pasur pasoja katastrofale për vendin. 40 përqind e banorëve të Gjirokastrës janë larguar” tha Berisha.

Show More

Related Articles

Back to top button