LajmeRajon

Ishte brenda në urban kur ndodhi aksidenti, qytetari: Shoferit i ra tensioni, iu përplas koka në timon

Një nga qytetarët që ndodhej në urban, ka folur në lidhje me aksidentin masiv që u shënua në Tiranë, rreth një orë më parë.

Sipas tij shoferi nuk ishte i dehur, por që i kishte rënë tensioni pasi e kishte parë t’i përplasej koka në timon.

“Ati i ra tensioni, i iku koka poshtë. Nuk ishte me shpejtësi, por i iku nga kontrolli. Mirë që shpëtuam aty brenda se u rrotulluam si bostona. Dolëm lehtë nga urbani se u hapën dyert. Shoferi ishte te 60 vjeç. I iku koka, nuk kishte pirë alkool. Pak u lënduan njerëzit, u lënduan lehtë me pak gërvishje”, tha qytetarai që ndodhej në Urbanin e Unazës kur ndodhi aksidenti.

Kujtojmë që rreth orës 11.30 një aksident masiv u shënua pranë urës së Tajvnit, ku Urbani i Unazës u përplas me disa mjete. Nga ngjarja raportohet se kanë mbetur të plagosur tre persona. Hetimet vijojnë për aksidentin, ndërsa pritet që të gjithë shoferët e përfshir ënë aksident t’i nënshtrohen testit të alkoolit.

Show More

Related Articles

Back to top button