LajmeRajon

Marrëveshja në Bruksel, Rama: Askush mos e akuzojë Kurtin për tradhti dhe harresë, ai bëri gjënë e duhur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas marrëveshjes mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Alekasandër Vuçiç.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!” shkruan Rama.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtar i patundur dhe një model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën. Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë🇽🇰🤝🇷🇸” shkruan ndër të tjera Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button