LajmeMaqedoni

Të punësuarit në Ministrinë e Financave në grevë të përgjithshme

Si Sindikata e Punonjësve në Ministrinë e Financave shprehim keqardhje të madhe për zhvillimet e fundit me rritjen e pagave tona, theksojnë nga Sindikata e Punonjësve në Ministrinë e Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kohë më parë, siç sqarojnë ata, me konsensus politik nga të gjitha grupet parlamentare është miratuar Ligji për buxhetet, i cili parasheh rritje prej 30% të pagave të të gjithë punonjësve në Ministrinë e Financave.

“Ministri i Financave, Fatmir Besimi pohon se kjo rritje vlen vetëm për një sektor të caktuar – Sektorin e Buxhetit, dhe jo për të gjithë të punësuarit. Në këtë drejtim, në seancën e sotme të Komisionit Legjislativo-Ligjor, qeveria kërkon të bëjë kontrabandë një interpretim autentik të dispozitës së nenit 66 të ligjit, me të cilën kërkon të kufizojë të drejtën e rritjes së pagës vetëm për një pjesë të punonjësve.

Show More

Related Articles

Back to top button