LajmeMaqedoni

Kozle, brenda ditës kontrollohen 100 fëmijë me grip

Rreth njëqind fëmijë brenda 24 orësh kontrollohen në spitalin e fëmijëve “Kozle” me simptome të gripit, thonë mjekët. Sipas tyre, edhe pse alergjitë sezonale ende  nuk kanë marrë hov, ato kanë filluar të shkaktojnë probleme tek fëmijët, ngase virusi respirator që u përhap te fëmijët e vegjël i bëri ata më të ndjeshëm.

“Për momentin kemi raste me grip me simptoma si temperaturë e lartë dhe kollitje. Më së shumti ankohen për problem në pjesën e sipërme të organeve të frymëmarrjes, por nuk përjashtohet edhe pjesa e poshtme e frymëmarrjes si  bronhitet dhe pneumonitë.”, – deklaroi mjekja, Elena Gjinovska –Tasevska.

Mjekët kujtojnë se as Covid nuk është ndalur. Në “Kozle” janë zakonisht 4-5 fëmijë që kanë nevojë për hospitalizim dhe mbështetje oksigjeni. Kryesisht këta janë fëmijë deri në tre vjeç dhe  foshnja. Sipas mjekëve, virusi respirator që u përhap te fëmijët e vegjël i bëri ata të brishtë. Incizimet në rentgen të mushkërive treguan një gjendje të rëndë mjekësore.

“Prej muajit tetor deri në fund të muajit dhjetor, fillimin e janarit para se të fillojë sezoni i gripit, kemi pasur rritje të numrit të pacientëve pozitiv me RSV që ishin dëshmuar në laboratorinë mikrobiologjike dhe nga pasqyra klinike mund të them se gjysma e  pacientëve kanë pasur sekuenca që i kanë mbajtur për një periudhë më të gjatë. Shumica  e pacientëve për së dyti herë kanë pasur nevojë për hospitalizim për shkak të pneumonive nga arsye të tjera si pasojë e RSV të mëparshëm.”, – theksoi mjekja, Elena Gjinovska –Tasevska.

Në spital ka dhjetë shtretër të lirë. Kapaciteti është i mbushur me fëmijë që kanë nevojë për mbikëqyrje mjekësore 24 orë.

Show More

Related Articles

Back to top button