LajmeMaqedoni

MAQEDONIA PO PLAKET: Për 10 vjet, janë “zhdukur” 150 mijë të rinj!

Nga 2002 deri në 2022 numri i të rinjve nga 15-29 vjeç është ulur me 150.000, (në 2001 mosha nga 19-29 vjeç përbënte 480.828 të popullsisë ose 24%), në 2021 ky numër ishte 326.733 ose 18% e popullsisë. Kjo është një trend që tregon se popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket

Hulumtimi i Institutit për qeverisje të mirë dhe perspektivë euro-atlantike me temat “Çfarë duan të rinjtë – Profesionet e së ardhmes kërkojnë njohuri dhe aftësi sot”, tregoi se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut shfaqin apati, mungesë interesi, ndërsa ajo që është edhe më shqetësuese, viteve të fundit në masë të madhe shfaqin “dëshpërim”. Sipas këtij projekti vetëm 13% e të rinjve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa 55% janë të mendimit se drejtimi në të cilin po ecën shteti është i gabuar, vetëm 3 nga 10 të rinj besojnë se në 5 vitet e ardhshme shteti do të jetë një vend pjesërisht më i mirë për të jetuar, ndërsa 6 nga 10 të rinj do të shpërnguleshin jashtë vendit menjëherë nëse do tu jepej mundësia.

Sipas analizës, kjo tregon shumë se me çfarë tendencash dhe sfidash serioze do të përballeshim si vend në dekadën e ardhshme, për sa i përket fuqisë punëtore. Për atë se çfarë duan të rinjtë, dhe çfarë presin kur planifikojnë karrierën dhe profesionin e tyre të ardhshëm, thuhet se shkalla e të rinjve të papunë (nga 15-24 vjeç) për tremujorin e tretë të 2022 arriti në 19.587 ose 17% e numrit të përgjithshëm të papunëve të përfshirë në popullsinë aktive. Numër më të madh të vendeve të lira kishte në profesionet si, punëtorë në shërbime dhe shitje, (shitës, kamerier, kuzhinier), (3.459 vende të lira).

Të dhënat e fundit të Eurostat për vitin 2020 tregojnë se papunësia tek të rinjtë (15-29 vjeç) në Maqedoninë e Veriut është 29.6%, ndërsa sipas Agjencisë për Punësim, në nëntor të 2022 janë regjistruar 9.324 persona të papunë (20-24 vjeç), 10.354 (25-29 vjeç), dhe 2.052 (15-20 vjeç), e që në përgjithësi numri i të papunëve nga 15 deri 29 vjeç arrin në 21.730 persona, 32.451 persona (15-34 vjeç), numër ky i cili përmban numrin e përgjithshëm të personave aktiv të cilët kërkojnë punë, rikualifikim, trajnim shtesë, hapjen e bizneseve, apo edhe lloje tjera të mbështetjes nga shteti. Rezultatet e regjistrimit tregojnë një tendencë të lartë të rinjve për tu larguar nga vendi.

Nga 2002 deri në 2022 numri i të rinjve nga 15-29 vjeç është ulur me 150.000, (në 2001 mosha nga 19-29 vjeç përbënte 480.828 të popullsisë ose 24%), në 2021 ky numër ishte 326.733 ose 18% e popullsisë. Kjo është një trend që tregon se popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket.

Shqetësues është edhe trendi i ikjes së të rinjve, ku sipas regjistrimit të 2021 rreth 100.000 qytetarë që në 2002 ishin nga 15-29 vjeç, e që sot do të ishin 29-35 vjeç, nuk jetojnë në vend. Ndërsa sa i përket profilit të punësimit, më shumë punonjës me profesione me aftësi të mesme janë të rinjtë nga 15-24 vjeç (70% e punësimit e të rinjve në vitin 2019). Oferta e punësimit me arsim të lartë është rritur ndjeshëm këto 10 vitet e fundit, e që logjikisht çon në një ndryshim të rëndësishëm në kategoritë arsimore tek të rinjtë. Përqindja e moshës nga 30-34 vjeç në vitin 2009 që kanë marrë diplomë universitare është prej 14.3%, në 2019 si rezultat i liberalizimeve të regjistrimit kjo shifër u dyfishua në 35.7%. Por, pavarësisht tendencave pozitive për të përfshirë popullsinë në procesin arsimor, matjet e Programit për Vlerësim Ndërkombëtar tregojnë se cilësia e arsimit është e ulët dhe e pamjaftueshme. (koha.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button