Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski ka shpenzuar 26,000 euro duke paguar për postime të sponsorizuara në Facebook, edhe ate vetëm në 100 ditët e fundit.
Kjo bëhet e ditur përmes një hulumtimi të bërë nga rrjeti hulumtues IRL në Shkup me titullin “kryeministri që dëshiron të jetë influencues”.
Sipas IRL, Kovaçevski është rekordmeni absolut i të gjithë politikanëve sipas numrit të postimeve në rrjetet sociale. Për krahasim, ish-kryeministri Zoran Zaev kishte gjithsej 2863 postime në faqen e tij zyrtare nga viti 2016 e deri më sot. Në vetëm një vit, nga janari i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti, Kovaçevski kishte 782 postime – 680 foto dhe 102 video për Facebook, Twitter dhe Instagram, njofton hulumtimi i IRL.
Në këto postime, sipas të dhënave publike të “Meta” (kompania mëmë e Facebook-ut), si sponsorë figurojnë LSDM, Qeveria dhe fonde të tjera për të cilat nuk ka të dhëna për paguesit përfundimtarë. LSDM konfirmoi se sponsorizimet i paguajnë në faqen e Kovaçevskit, por Qeveria e mohon.
Kovaçevski në konferencën e sotme për media në një pyetje për këtë është përgjigjur se nuk ka shpenzuar para nga buxheti. për promovim në rrjetet sociale, por për këtë ishte ngarkuar ekipi i tij jashtë Qeverisë./INA/