LajmeMaqedoni

Denoncime për bomba në disa shkolla të Shkupit

Me arritjen e nxënësve në shkolla, në e-mailet e disa shkollave të Shkupit kanë mbërritur njoftime të reja për bomba, kështu që nxënësit tashmë janë duke u evakuuar.

Raportime për bomba ka në gjimnazin “Orce Nikollov”, si dhe në shkollën fillore “Dimitar Milladinov”. Policia ende nuk ka dalë me një numër specifik të numrit të përgjithshëm të denoncimeve të marra sot.

Dje të tilla raportime ka pasur në 23 shkolla të mesme dhe 22 shkolla fillore në Shkup, ndërsa kërcënimet nuk kanë të ndalur që nga tetori i vitit të kaluar./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button