LajmeRajon

KUVENDI RRËZON KËRKESËN E OPOZITËS PËR PËRJASHTIMIN E SPIROPALIT, BYLYKBASHI: TREGUES I QARTË I DY STANDARDEVE

Deputetët e opozitës kanë dorëzuar pranë kuvendit kërkesën për përballje me kryeministrin Edi Rama në seancën e radhës plenare. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi shprehet se përfaqësimi i kryeministrit Edi Rama nga ministrja Elisa Spiropali është i papranueshëm. Kërkesa për përjashtimin e kësaj të fundit nga Kuvendi është rrëzuar.
Bylykbashi ka akuzuar se po përdoret një standard i dyfishtë kundër opozitës dhe ka kërkuar që deputetët e përjashtuar të jenë të pranishëm në Kuvend.

“KËRKUAM QË TË PËRDORET I NJËJTI STANDARD QË ËSHTË PËRDORUR MASIVISHT KUNDËR DEPUTETËVE TË OPOZITËS. ËSHTË TREGUES I QARTË I DY STANDARTEVE QË KJO MAZHORANCË PO PËRDOR SI DHUNIM NDAJ DEPUTETËVE TË OPOZITËS ME QËLLIM QË TË PENGOJNË PRANINË E DEPUTETËVE NË SALLË. KEMI KËRKUAR THJESHT MBAJTJEN E MOCIONIT DHE NGRITJEN E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJEN ‘MC GONIGAL’. VENDIMI I MAZHORANCËS QË TË RRËZOJË KËRKESËN TONË PËR PËRJASHTIMIN E SPIROPALIT, ËSHTË STANDART I DYFISHTË. EDI RAMA QË PËRFAQËSOHET NGA SPIROPALI ËSHTË SIMBOLI I DHUNËS VERBALE. NUK PRESIM ZGJIDHJE NGA KJO GJË”-THA BYLYKBASHI.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama duke e akuzuar si të përfshirë në skandalin ‘McGonigal’.

Show More

Related Articles

Back to top button