LajmeMaqedoni

Transportuesit privatë dhe Qyteti i Shkupit arritën marrëveshje

 Transportuesit privatë në transportin publik të autobusëve dhe Qyteti i Shkupit sot kanë arritur marrëveshje për pagesën e borxhit prej 1.5 milionë euro, konfirmoi për MIA-n anëtari i transportuesve privatë, Jovica Zafirovski.

Ai potencon se më shumë detaje do të japë në konferencën e sotme për shtyp të caktuar në orën 11.

Ndryshe, transportuesit privatë në nëntor të vitit 2022 pushuan të jenë pjesë e transportit publik urban për shkak të borxheve që kërkuan t’u paguhen nga Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit më shumë se 300 autobusë të parkuar në udhëkryqet kryesore bllokuan kryeqytetin.

Ndërkohë, autoritetet e qytetit i hodhën poshtë pretendimet se kanë borxh ndaj tyre, por Këshilli inspektues tregoi se Qyteti i Shkupit nuk është në të drejtë.

Ndërkohë transporti publik urban vazhdoi të funksionojë vetëm me autobusët e NQP-së, ndërsa Qyteti i Shkupit publikoi dy shpallje për transportuesit privatë në të cilat nuk aplikoi asnjë kompani.

Show More

Related Articles

Back to top button