GostivarLajme

Apel për ndihmë ! Babai i tre fëmijëve: Më ndihmoni ti shpëtoj fëmijët

Qendrim ditor, ushqim, larje, fjetje… Gjithçka në një dhomë të vetme! Kjo hapësirë me dy divane, me mure të mykura nga lagështia ndahet nga familja pesë anëtarëshe Memedi nga fshati Debresh, tre prej të cilëve janë fëmijë. Xhemail Memedi, baba i binjeqëve shtatë vjeçar dhe një fëmije tjetër tre vjeç e gjysëm, ka katër vite që nuk punon asgjë për shkak të gjendjes së renduar shëndetësore.

“Jam i sëmurë prej zemrës, e humbi vetëdijen. S’kam mundësi ta ndihmojë familjen pasi sëmundja nuk më le të punojë. Sa kohë ka qenë je i sëmurë? Ka tre – katër vite. Kam dokument edhe prej doktorit që nuk mund të punojë”, thotë Xhemail Memedi, kryefamiljar.

45 vjeçari me dhimbje të madhe, por nga pamundësia që vetë t’u ufrojë kushte më të mira për jetesë, lutet për një jetë më normale për fëmijët e tij. Edhe atë një dhomë që posedon, e ka në një shtëpi me vëllezërit e vetë.

“Kjo dhomë ku qendrojmë është e imja, jemi tre vëllezër dhe të gjithë kemi nga një dhomë. Unë kërkojë nga njerëzit të më ndihmojnë pasi kam nevojë për një shtëpi”, shton më tej Memedi.

Nga shteti merr ndihmë prej 8.400 denarë për fëmijën e tretë, para të cilat gjysma i shkojnë për barna e 4000 të tjera duhet të mendojë për rrymën, ushqimin dhe gjësende tjera të nevojshme për familjen.

“Tre fëmijë i kam dhe bëhemi idare vetëm me 8.400 denarë që marrim për fëmijën e tretë. Ndihmë sociale merr? – Jo, nuk marrë, nuk më japin pasi marr ndihmë për fëmijën e tretë. Barnat i paguajë 50 – 60 euro në muaj. Me 4.000 denarë që të mbetet, si ja del? Na ndihmojnë të tjerët nga pak, dikush nga fshati e jashta fshatit”, shton babai i tre fëmijëve.

Xhemailit emocioni i ka ikur bashkë me shpresën që si prind do arrijë një ditë fëmijëve t’u sigurojë klum mbi kokë. Nuk di thotë ai, a të mendojë gjendjen time shëndetësore apo familjen. Nga rezultatet mjekësore dhe terapia që pranon për sëmundjen e zemrës, duket se ai është i paaftë për punë. Në rezultatet e fundit të marra para dy ditësh, mjeku shkruan se ai është i palëvizshëm, gjegjësisht nuk duhet të mbetet as vetë pasi shepsh i ndodh të humb vetëdijen.

“Mjektët më kanë thënë nuk duhet të sheqtësohem shumë pasi e dëmtojë edhe më shumë shëndetin, duhet të mendoj vetëm pozitivisht, por jeta nuk më ka lënë të mendoj pozitivisht”, deklaron 45 vjeçari.

Këtë dimër familja Memedi e ka kaluar edhe pa dru për ngrohje ose janë ngrohur kur dikush u ka dhuruar një metër dru. Problematike bëhet edhe ushqimi, të cilin poashtu shpesh ua sigurojnë njerëzit human. Kjo gjendje shpesh e vendos me shpatulla për muri Xhemailin pasi nuk ka një përgjigje për fëmijët e tij pse edhe ata nuk kanë kushte sikurse të tjerët.

“Çfarë të ju them, e mbledh veten që s’mundem t’ia arrijë t’u sigurojë sikurse fëmijëve tjerë që shkojnë në shkollë. Ata me siguri duan kushte më të mira? Po, duan, të paktën ta kenë dhomën e tyre. Si baba ndjehem keq, çdo prind ndjehet keq kur nuk arrinë t’ua plotësoj kushtet fëmijëve. I lus bamirësit që të më ndihmojnë që ta kem një kulm, një shtëpi”, lutet Xhemail Memedi.

Të gjithë ata bamirës që dëshirojnë ta ndihmojnë këtë familje, këtë mund ta bëjnë përmes shoqatës bamirëse nga fshati Vranjofcë “Sofra e shtruar”, në numrin e telefonit 070 726 610 e cila ka marrë përsipër iniciativën për t’i ndërtuar shtëpi kësaj familje. Xhiro Llogaria për të ndihmuar nga Zvicra: @IBAN: Ch37 0844 0257 7524 6200 1

Show More

Related Articles

Back to top button