LajmeRajon

Eurodeputeti holandez: E turpshme që Vuçiq nuk e nënshkroi planin evropian, Serbia po blen kohë

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, ka thënë se duhet të marrë fund zbutja e presidentit të Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.

Refuzimin e Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen të hënën e quajti të turpshëm.

“Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan vetëm për kohë. Përsëri. Zbutja duhet të marrë fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Show More

Related Articles

Back to top button