LajmeRajon

Kurti flet për Thaçin, i referohet si “personalitet historik”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për shumë tema, përfshirë figurën e Hashim Thaçit, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin.

Kurti në intervistën e dhënë për revistën shqip “Shenja” të Shkupit, është pyetur se çfarë i bashkon Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën e Hashim Thaçin.

Kurti ka thënë se këto tre figura duhen kujtuar me respekt për kontributet e tyre të cilat Kurti thotë se kanë qenë sidoqoftë thelbësisht të ndryshme, edhe pse në të njëjtin drejtim: atë të pavarësisë së Kosovës.

“Në këtë kohë festimesh e përvjetorësh jubilarë, këto tre figura duhen kujtuar me respekt për kontributet e tyre të cilat kanë qenë sidoqoftë thelbësisht të ndryshme, edhe pse në të njëjtin drejtim: atë të pavarësisë së Kosovës. Pikërisht kjo është gjëja që i bashkon këto tre figura të ndryshme nga njëra-tjetra.

Nuk më lejohet mua si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës të komentoj apo të bëj kritika ndaj personaliteteve historike, në kuadër të kontributeve të tyre për Kosovën. Le të merren me këtë gjë historianët. Unë e kam për detyrë t´i respektoj e t´u jem mirënjohës që secili ka dhënë aq sa ka ditur e mundur”, ka thënë Kurti në këtë intervistë. /Reporteri.net/

Show More

Related Articles

Back to top button