LajmeMaqedoni

Debati publik deri në fund të pranverës, Kushtetuta duhet të “hapet” në maj

“Me përfundimin e procesit të rindërtimit të Qeverisë pres që të fillojnë bisedimet publike dhe debati i gjerë për ndryshimet kushtetuese. Do të hapet një diskutim me deputetë, ekspertë dhe publikun. Do të sqarohet se çfarë nënkuptojnë ato amendamente”, tha nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, në emisionin “Rruga drejt” në AlsatM.

Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese dhe hyrja e pjesëve të kombeve si kroatët, bullgarët dhe malazezët në Kushtetutë vetëm sa mund ta forcojnë Maqedoninë.

 “Nëse diskutimi publik fillon pas rinkonstruimin e Qeverisë, mendoj se do të përfundojë në fund të pranverës dhe para fillimit të verës. Maji do të ishte afati i fundit, nëse ecën sipas ritmit të pritur, për të filluar procedurën në Kuvend”, tha Bogoev.

 Nënkryetari i LSDM-së tha se është për të ardhur keq që deputetët e VMRO-DPMNE-së nënshkruajnë publikisht deklarata të noterizuara se nuk do të votojnë për amendamentet kushtetuese, Mickoski dhe kreu i partisë po udhëheqin fushatë publike për gjoja bullgarizim, dhe në sfond Ata po japin garanci nga ambasadat e huaja se do të votojnë ndryshimet kushtetuese nëse vijnë në pushtet.

 “Publikisht shtroj një pyetje dhe një dilemë, a kanë premtuar përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së para disa ambasadave të huaja të mëdha dhe me ndikim në këtë vend se nëse më parë bëhen zgjedhje dhe ata vijnë në pushtet, do t’i zbatojnë ndryshimet kushtetuese? A duhet të thonë edhe nëse kanë qenë të gatshëm të japin garanci me shkrim për këtë në disa ambasada?”, pyeti Bogoev.

Show More

Related Articles

Back to top button