LajmeRajon

Mbi 40 ushtarë të UÇK-së janë vetëvrarë pas luftës

Që nga pas lufta në Kosovë sipas Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, kanë bërë vetëvrasje mbi 40 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky numër mund të jetë më i lart, por kaq  janë të  identifikuar. Njëri nga ta është Bekim Maloku nga Podujevë veteran i vetëvrarë.

Veteranët e UÇK-së pavarësisht përjetimeve të rënda që kanë kaluar, shteti nuk është marrë me trajtimin e tyre shëndetësorë, raporton rtk.

Psikologët vlerësojnë se një veteran ka nevojë të madhe për trajtim pos-traumatik. Për prindin e Bekimit peng mbetet mos trajtimi i duhur mjekësorë i tij.

Në Kroaci veterani është i shenjtë, thotë ushtaraku Kadri Kastarti, pjesëmarrës  në dy lufta.

“Unë kam qenë ushtar në Kroaci dhe unë ende marrë e-mail nga Kroacia për trajtimin tim mjekësorë dhe i mbulojnë të gjitha shpenzimet e mia në gjithë Evropën”, tha ai.

Gjendja e veteranëve nuk pritet të përmirësohet shpejtë.

Aziz Bici këshilltar i kryeministrit për kategoritë e dala nga lufta, tha se institucion që merret me trajtimin e traumës së luftës nuk ka dhe është problem me u bë diçka pa u bë një ligj i ri e ai nuk mund të bëhet për shkak se të gjithë arkivën tonë e ka prokuroria.

Në Kosovë veteranët vlerësohen me një pension prej  170 euro në muaj, deri në momentin që ata të gjejnë një punë.

Show More

Related Articles

Back to top button