LajmeMaqedoni

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar BPV-ja me rritje prej 0,6 për qind

Në tremujorin e katërt të vitit 2022, rritja më e madhe është vërejtur në sektorët – Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transporti dhe deponimi; Objektet për akomodim dhe veprimtari shërbimi me ushqim për 8,3 për qind; Art, argëtim dhe rekreacion; Aktivitete tjera shërbimi; Aktivitetet amvisërive si punëdhënës; aktivitetet e amvisërive që prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre nga 1,5 për qind, si dhe aktivitetet që lidhen me pasuritë e patundshme për 1,3 për qind.

Konsumi final i amvisërive, përfshirë institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e katërt të vitit 2022 rritet në mënyrë nominale për 17 për qind dhe pjesëmarrja e tij në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 67,1 për qind.

Në të njëjtën periudhë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve u rrit nominalisht për 25,4 përqind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje nominale prej 17,5 për qind.

Norma e BPV-së në tremujorin e parë të vitit të kaluar ishte 2,4 për qind, në të dytin 2,8 për qind dhe në të tretin dy për qind.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk